13.5 C
Tirana
E premte, 7 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Do të ketë martesë? Ervin Salianji flet për Grida Dumën: Jam me shumë fat!

    Si rrallë herë, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka folur për marrëdhënien e tij me moderatoren Grida Duma, duke theksuar se partnerja është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij.

    Në një intervistë për TAR, ai u shpreh se ndihet me fat që ka pranë një person si ajo dhe se lidhja e tyre ka një rëndësi të veçantë për të.

    Salianji foli edhe për planet e çiftit për martesë, por u shpreh se dashuria nuk matet vetëm me këtë ceremoni.

    “Martesa nuk e përcakton domosdoshmërisht praninë apo rëndësinë e një personi në jetën tënde. Për mua, më e rëndësishme është ndjenja, kimia dhe përkushtimi që ndjej ndaj partneres”, tha ish-deputeti.

    Pjesë nga fjala e Salianjit:

    Jam shumë. Është fat dhe është pjesë e krenarisë dhe botëkuptimit të asaj që unë jam. E kam mbaj siç e keni parë, në aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por pa diskutim që mund të themi se është pjesë e rëndësishme apo pjesa më e rëndësishme e imja.

    Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim.

    “Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit