9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Do të ndaheshe nga bashkëshortja për Selinën?” Miri shokon me përgjigjen e tij

    Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Mirit dhe Mateos.

    Debati mes tyre ka ardhur pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku në dhomën e rrëfimit u shpreh se kishte pëlqim për Selinën.

    Pas kësaj deklarate, Mateo nuk e ka lënë të qetë Mirin, duke e ngacmuar vazhdimisht për këtë çështje.

    Gjatë debatit, Mateo e pyeti drejtpërdrejt nëse do të ishte i gatshëm të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën.

    Nga ana tjetër, Miri u përgjigj me qetësi, duke theksuar se ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe se Mateo nuk duhet të ndërhyjë në jetën e tij personale.

    Pjesë nga debati:

    Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj, ore. Ore, si qan për gocën e huaj? Je i martuar dhe thua se do gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: A do ishe ndarë për Selinën?

    Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.

    Mateo: Ta bekoftë Zoti!

    Miri: Nëse thua “ta bekoftë Zoti”, duhet të të vijë turp që e përdor.

    Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?

    Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit ti me provokime.

    Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit