13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Do të thyej rekordet e Fallit” – Zebërvoki shpërthen ndaj Luiz Ejllit: Si nuk i vjen turp…

    Zebërvoki aktori i komedisë i njohur së fundmi për filmin e tij “Falli” dhe për shumë projekte të tjera ka reaguar publikisht pasi, sipas tij, është bllokuar në rrjetet sociale nga këngëtari tashmë dhe aktori Luiz Ejlli, pas një deklarate që ai pretendon se nuk kishte asnjë qëllim negativ.

    Sipas aktorit, gjithçka nisi kur përmendi emrin e këngëtarit në një kontekst që lidhej me projektin më të ri të Ejllit “Loja e fundit”.  Ai thekson se përmendja ishte krejtësisht pa dashakeqësi, por reagimi nga fansat e artistit erdhi menjëherë.

    “Mora bllok nga një që po bën film. E përmenda njëherë pa të keq dhe mu kthyen fansat e atij,” u shpreh ai.

    Zebërvoki nuk i kurseu as kritikat ndaj fituesit të BBV, duke aluduar se ai po përpiqet të arrijë rekorde të reja suksesi dhe se kjo, sipas tij, lidhet me ego personale.

    “Është njëri që do të thyejë rekordet e ‘Fallit’, po bën çmos që t’i thyejë. I uroj sukses vetëm që ta plotësojë atë ego, se ka ego të sëmurë,” deklaroi aktori me tone të drejtpërdrejta.

    Ai shtoi gjithashtu se nuk e kupton pse bëhen krahasime mes tyre, duke theksuar se karriera e tij është ndërtuar pa mbështetje financiare apo marketing të fuqishëm.

    “Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasojë potencialin e tij me mua? Unë jam individ nga hiçi, pa lekë e pa marketing,” tha ai.

    Në deklaratën e plotë, Zebërvoki theksoi se bllokimi erdhi pa arsye, madje vetëm pak javë pasi ishin takuar dhe kishin biseduar normalisht.

    “Më bëri bllok pa arsye, ndërkohë që tre javë para u rastisëm dhe folëm,” përfundoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit