19.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Do vijë era shtet” – Deklarata virale e Nokës. Balliu: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor!

    Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës virale të bërë nga Flamur Noka gjatë fushatës zgjedhore, ku ky i fundit tha se më 12 maj do të vijë era shtet.

    E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Balliu i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë Nokës, duke thënë se ajo që realisht ka ardhur pas 12 majit, nuk është era e shtetit, por era e dështimit dhe humbjes së tij madhështore.

    Ajo vijoi më tej duke e cilësuar Nokën si përfaqësues të arrogancës, zhargonit të ulët dhe një qasjeje politike që qytetarët tashmë e kanë refuzuar. Sipas Balliut, vota për Jorida Tabakun në Tiranë ishte një reagim i qartë qytetar ndaj modelit që përfaqëson Flamur Noka.

    “Do vijë era shtet” ka qenë shprehja e famshme që Flamur Noka e tha këtu në Dritare TV. Dhe pikërisht nga ky vend dua ti përgjigjem: O Flamur Noka, ka ardhur era e dështimit dhe e humbjes tënde madhështore.

    Ka ardhur era e shuplakës së madhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duan më ta shohin fytyrën tënde në parlament, sepse u vjen turp prej teje. Kjo erë e re erdhi më 12 maj. Erdha era e dështimit tënd madhështor, era e humbjes së thellë.

    Sepse një person që ngre pesë gishtat lart në parlament në mënyrë provokuese nuk është shembull për qytetarët. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët vendosën t’i japin votën zonjës Tabaku sepse ajo përfaqëson të kundërtën tënde Flamur.

    Ti përfaqëson arrogancën, zhargonin e ulët dhe qasjen përjashtuese. Dhe qytetarët shqiptarë nuk e duan më këtë lloj politike.”- u shpreh Alesia Balliu

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit