2.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Doganat mbledhin rreth 1 miliardë USD për 6 mujorin e parë

    Të ardhurat nga doganat për 6 mujorin e parë 2022 janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 4,8 miliardë lek më shume (rreth 48 Mln $ më shumë se plani i rishikuar në rritje gjatë vitit), sipas njoftimit zyrtar.

    Sipas të dhënave zyrtare krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10.7 miliardë lek më shumë (ose rreth 107 milionë $ më shumë). Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lek me shumë (rreth 18 Mln $ më shumë).

    Gjashtë mujori Janar-Qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtë-mujori që prej vitit 2013, megjithse i ndikuar nga situate e nje krize e zgjatur:

    Taksa Doganore + 811 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

    Akciza, ne total +1 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton, me një rezultante prej rreth 1.3 Mld lek, Birra me rreth 72 mln lek, vera me +33 mln lek si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

    TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me gjashtë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 13,6 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

    – +3.3 Mld lek rritje e importit te energjisë elektrike.

    – +2,7 Mld lek rritje e cmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt per drejt në TVSH.

    – +2 Mld lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

    – +2 Mld lek rritje nga importi i Metaleve Bazë

    – +1 Mld lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm

    – +420 Mln Lek të ardhura nga rritja e cmimi të materialeve plastike etj..

    Renta +1 Mld lek për shkak të efektit të rritjes së cmimit të bursës me rreth +70%. Rritja eshtë 650 Mln për naftën bruto dhe 350 Mln për mineraret e tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit