6.5 C
Tirana
E martë, 30 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit, ndalohet nga policia e Tiranës drejtoresha e Ministrisë së Brendshme!

    Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.

    Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

    Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.

    Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

    Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit