Shumë vajza, në Shqipëri dhe botë, gjithmonë e më shumë po bëjnë para duke “shitur” trupin.
Tashmë mjafton një telefon celular dhe ti mund të bësh shumë para, duke postuar foto të trupit.
Kuptohet sa më shumë provokuese fotot, aq më shumë para fiton.
Kassidie Kosa, nga Teksasi në SHBA, është një prej tyre.
E rritur si një e krishterë e devotshme nga gjyshërit e saj, prej moshës dy vjeçare, ajo u përzu nga shtëpia prej tyre kur u rrit, për shkak se vendosi të rebelohej dhe të bënte një jetë ndryshe nga sa ishte rritur.
“Unë doja të bëhesha e pasur dhe e famshme”, tregon ajo.
“Edukimi i krishterë kërkon të bësh një jetë modeste.
Ata madje e ndalojnë seksin para martesës. Janë dhe kundër homoseksualëve.
Unë s’mund të isha dakord me këto rregulla”, tregon 24-vjeçarja.
Pasi qendroi disa vite rrugëve, i dashuri i saj i sugjeroi që ajo të “shiste” trupin në rrjetet sociale.
Tani Kassidie thotë se fiton 1.3 mln dollarë në vit dhe bën jetën që dëshiron.




