15.5 C
Tirana
E hënë, 10 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Doja të vdisja” – Rrëfimi Agron Llakajt për humbjen e gruas: E përcollëm si nuse të bukur

    Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

    Në një intervistë të dhënë në podcastin e Grida Dumes, Llakaj foli me emocione të forta për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.

    “Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj.”

    Ai kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht:

    “Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës.”

    Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.

    “Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”

    Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten:

    “I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”

    Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:

    “Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne.’”

    Me këtë rrëfim të ndjerë, Agron Llakaj ka prekur zemrat e publikut, duke dhënë një shembull të rrallë dashurie, përkushtimi dhe dhimbjeje të thellë për një njeri që ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit