22.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dojna Mema ka në plan të kthehet në ekran, me një program që s’e prisni

    Dojna Mema prej kohësh është shkëputur nga ekrani dhe njerëzit, gjithnjë, i kërkojnë me ngulm që të rikthehet në ekran, për të moderuar. Pas lindjes së djalit, Nolan Sol, Dojna bëri një pushim të gjatë, por shpeshherë ndërvepron me ndjekësit përmes Instagramit dhe në disa postime me pyetje-përgjigje, Dojna tregoi më shumë për projektin e ri ku do ta shohim.

    Dikush i shkroi moderatores dhe pasi e komplimentoi, i bëri edhe pyetjen 1 milion dollarëshe se kur do e shohim në ekran.

    Dojna u përgjigj: “Faleminderit shumë, por të gjitha ato që përmende më lart janë arsyet për të mos qenë në ekran. Ne do të shihemi shumë shpejt me një projekt që po e ndërtoj vetë që nga tulla e parë”, shoqëruar me një emoji me zemër të bardhë.

    Më herët, Dojna është shprehur se situata e mediave në Shqipëri nuk i ngjall aspak optimizëm: “Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do të më shihni shumë shpejt. Ashtu siç ju dëshiron të më shihni”, premtoi ajo asokohe.

    Dojna Mema ka në plan të kthehet në ekran, me një program

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit