17.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Doktori shpjegon pse nuk duhet të thithim barkun: A ia vlen për një foto sindroma e orës së rërës?

    Të gjithëve na ka ndodhur që për të bërë një foto dhe prej dëshirës për t’u dukur perfekte, të kemi thithur barkun.

    Mirëpo, a e dini se kjo është gabim? Adam Taylor, profesor dhe drejtor i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë, Universiteti Lancaster, shpjegoi se ky zakon i veçantë mund të krijojë çekuilibër abdominal.

    “Kjo mund të çojë në një gjendje të quajtur “sindroma e orës së rërës” – një ndryshim i dëmshëm në strukturën e murit të barkut, i cili mund të shkaktojë formimin e një palosje të dukshme në mes të saj.

    Jo vetëm kaq, por ky ndryshim mund të ketë edhe një efekt negativ në organet e brendshme dhe pjesët e tjera të trupit nëse nuk trajtohet”, shpjegon ai.

    Taylor gjithashtu shpjegoi se kjo mund të çojë në ndryshime në aftësinë e frymëmarrjes, megjithëse shtoi duhet bërë më shumë kërkime mbi këtë temë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit