19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dokumentet sekrete të një skandali në Pallatin Mbretëror, zbulojnë detajet e një prej historive më të bujshme

    Kur Princesha Margaret njoftoi me 31 tetor 1955 se po i jepte fund fejesës me Peter Townsend, kombin e cilësoi si një histori dashurie që do të mbetej ndër më të diskutuarat e shekullit.

    Publiku e pa si një sakrificë të dhimbshme – një princeshë që detyrohej të zgjidhte midis dashurisë për një hero lufte dhe detyrës ndaj kurorës.

    Por dokumentet sekrete të qeverisë, të publikuara vetëm pas vdekjes së saj, tregojnë se ajo kishte më shumë opsione sesa ishte bërë publike.

    Townsend, një pilot i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-oficer i oborrit mbretëror, ishte pothuajse dyfish më i madh se princesha dhe baba i dy fëmijëve.

    Lidhja e tyre, e lindur në heshtje brenda mureve të Windsor-it, u përball me kundërshtimin e ashpër.

    Për të shmangur skandalin, Townsend u dërgua në Bruksel, ndërsa Margaret u la të zgjidhte mes dashurisë dhe detyrës.

    Në moshën 25-vjeçare, ajo mund të martohej pa lejen e Mbretëreshës, por me kosto të madhe: humbjen e titullit mbretëror, të ardhurave dhe çdo privilegji.

    Në fund, ajo zgjodhi detyrën. “E ndjeva se ishte vendimi i duhur në ato rrethana,” tha Townsend në një intervistë për BBC-në në vitin 1978.

    Megjithatë, dokumentet e publikuara në vitin 2004 zbuluan se qeveria britanike kishte ofruar një kompromis: Margaret mund të mbante titullin dhe të ardhurat, nëse hiqte dorë vetëm nga e drejta për trashëgiminë e fronit.

    Pas ndarjes, Townsend u rikthye në Belgjikë, ku u martua me një pasardhëse të pasur, ndërsa Princesha Margaret, në vitin 1960, u martua me fotografin Antony Armstrong-Jones – një martesë që përfundoi me divorc në vitin 1978.

    Në fund, historia e tyre mbeti një kujtim i hidhur i përplasjes mes dashurisë dhe detyrës mbretërore.

    “Do të isha i lumtur ta shihja sërish,” tha Townsend kur u pyet për Margaret. “Dhe besoj se edhe ajo do të ndjehej njësoj”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit