14.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Dola në koncert më thanë pse s’e ke marrë, e mora thanë …” – Luizi për martesën me Kiarën: Nuk mund t’ia bësh qefin të gjithëve

    Luiz Ejlli ka folur ditën e djeshme për raportin e tij me Kiara Titon dhe lajmet e shumta në media rreth marrëdhënies së tyre.

    Teksa ishte i ftuar në rolin e opinionistit në Për’puthen, ai u shpreh se sa herë shfaqet në koncert për Kiarën, merr kritikat nga fansat dhe nisin aludime për ndarjen mes tyre.

    “Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri. Fjalët do jenë gjithmonë. E rëndësishme është të harroni kamerat kur shikoni njëri tjetrin në sy. Do jetë shumë vështirë por përfundimi do ia vlejë.

    Unë nuk është se jam fort njeri i rrjeteve sociale dhe nuk ndikohem shumë. Dola në koncert më thanë pse nuk e ke marrë Kiarën me vete kur e mora Kiarën më thanë e mori pse i thamë ne. Nuk mund t’ia bësh qejfin të gjithë njerëzve”, u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit