Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, u komentua gjerësisht për afrimitetin që pati me Edin dhe Limi Hoti.
Marrëdhëniet e saj brenda reality shoë-t tërhoqën vëmendje të madhe, sidomos pasi raporti me të dy konkurrentët kaloi edhe në puthje.
Së fundmi, Dolce ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u pyet nëse vazhdon të ketë kontakte me dy ish-banorët.
Përgjigjja e saj ishte e prerë: “Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë. Dhe meshkujt që merren me llafe “larg meje”. Le t’i themi.”
Këto fjalë u interpretuan nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për dy ish-banorët, duke lënë të kuptohet se raportet e krijuara i ka lënë pas.




