Ish deputeti i PD, Dash Sula, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, la të hapur mundësinë që mund të punojë për shtetin, pas thashethemeve se mund të bëhej ministër i Edi Ramës.
Biseda:
Ylli Rakipi: Thanë që do të bëhesh ministër i Ramës…
Dash Sula: Në politikë kam 20 vjet. As nga media dhe as nga mazhoranca nuk jam atakuar për një aferë. Më nxorrën me shqelma nga partia. Fitova me primare dhe më thanë nuk duam, më përzunë. Tani unë nuk mund ta mbyllë karrierën se do Berisha, Noka dhe Albana Vokshi. Unë do të vazhdoj përpara në politikë. Nuk është shteti as i Ramës, as Berishës, as i PS dhe as i PD. Për shtetin kryen detyrë…
Ylli Rakipi: Domethënë ti do të shkosh në ndonjë detyrë? Aman, që të njohim dhe ndonjë njeri në shtet Dashi… Vetëm se mos të fusin aty mbrapa Diellës se e ha aty!
Dash Sula: Unë do të vijojë një projekt politik. Të jemi seriozë. Ose në politikë duke u marrë me aktivitetin politik dhe dëshira është aty. Ose nuk është turp të punosh… Secili ka integritetin e vet.
Ylli Rakipi: Epo këta të ndërtojnë kullat dhe ky të rrijë kot. Njeriu sheh punën e vet…
Ergys Mërtiri: Në media doli sikur do të shkosh me Ramën Dashi.
Dash Sula: Jo mor burrë, kjo ishte imagjinatë…