23.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Donaldi dhe Romeo Veshaj rrezikojnë deri në 10 vite burg?

    Vëllezërit Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së Donaldit në “Big Brother VIP” dhe së fundmi për programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel.

    Ata tanimë po përballen me një situatë jo të këndshme. Gazetarja Anduena Llabani shkruan se pesë vite më parë ata kanë plagosur dikë dhe janë dënuar rreth kësaj vepre penale.

    Sipas saj, ngjarja rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë.

    Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal).

    Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, dy vëllezërit u lanë të lirë.

    Sipas gazetares, së fundmi Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe e ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

    Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët.

    Mbetet për t’u parë se do të ndodhë në seancën e radhës gjyqësore..

    Kujtojmë që “Neni 88” për “Plagosjen e rëndë me dashje” parashikon se plagosja e kryer me dashje, që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit