11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Donaldi flet për Romeon, Heidin dhe Julian Dedën

    Donaldi, i ftuar në “Fun Club” ka folur për lojën e binjakut të tij, Romeos, dashurinë që ai ka krijuar me Heidi Baçin, si dhe edhe për konkurrentin aktual të të vëllait brenda “BBVA 3”, Jul Dedën.

    Donaldi tha se Romeo është një djalë i ndjeshëm dhe nuk e bën për lojë.

    “Romeo nuk e ka për lojë, është shumë i ndjeshëm, nuk e ka pjesë të show-t. Është njeri emocional. Romeos mund t’i thuash është lojtar i dobët apo çfarëdo, por nuk është një djalë i keq”, u shpreh moderatori.

    Por, Donaldi nuk i shpëtoi pyetjes se pse nuk familjarët e tij nuk e ndjekin Heidin në Instagram apo pse nuk e kanë mbështetur përmes postimeve në Instastory, së cilës iu përgjigj:

    “Nuk e di se kush ia menaxhon Heidit Instagramin dhe se janë shumë budallallëqe që nuk i kushton aspak rëndësi. Unë nuk ndjek Heidin sepse nuk e di se kush ia menaxhon Instagram-in. Kur ai kishte një lidhje jo të qëndrueshme, nuk mund të dal me sëpatë në dorë, nuk e di se çfarë do Romeo, për aq kohë sa e do Heidin, unë do e mbështes atë. “Pse nuk e ndiqni në Instagram”, këto më duken budallallëqe”, u shpreh ai.

    Ç’mendon Donaldi për takimin e prindërve të tij me Heidin dhe pse banorja u duk pak “e ftohtë” në raport me ta? Pak a shumë, atë që mendon shumica:

    “Në analizën time, Heidi është një vajzë e rritur në Itali dhe ka një mentalitet tjetër. Prindërit e mi nuk e dinin, menduan se do takonin vetëm Romeon dhe jo Heidin”, duke shtuar se situata ishte e sikletshme, por shkoi si duhet.

    Gjithashtu, Donaldi foli edhe për deklaratën e Romeos, i cili u shpreh se marrëdhënia me Heidin i doli jashtë parashikimeve dhe se ai e kishte menduar se do të hynte dhe do të dilte vetëm. Gjithsesi, binjaku i tij u shpreh se është mëse e pritshme që Romeo të krijonte lidhje atje brenda, për shkak të moshës, por edhe duke parë një vajzë si Heidi, nuk kishte pse të ndalej:

    “Romeo, është shumë e pritshme të krijojë një marrëdhënie aty brenda. Duke qenë 28 vjeç duke parë një vajzë si Heidi nuk ka pse të frenojë veten. Heidi i ka dalë jashtë pritshmërive dhe mua më pëlqen shumë”.

    Natyrisht, ai e dha edhe mendimin e vet për Heidin, duke folur për dasmën, e cila kishte hare dhe i pëlqeu, por edhe për nusen (Heidin): “(Nusja m’u duk) shumë nice, më pëlqeu. Ata të dy janë shumë bukur, më pëlqen se si sillen me njëri-tjetrin. Kanë kimi. Veço dy muaj me njëri-tjetrin. Janë të rinj, do njihen. Kur të dalin do njihen më mirë, s’ka pse i bëjnë presion”.

    Sa i përket Julit, Donaldi tha se ka respekt për të dhe se aktori i humorit më parë e ka quajtur “BBVA 3” ‘anti-vlerë’, por sot është pjesë e spektaklit. Ai u shpreh se s’e kupton se pse kanë mllef ndaj tij, duke thënë se janë “njerëz që bëjnë gjithçka për lojën”.

    “Nuk jam ai lloj djali, si puna e Marios (vëllai i Julit), që të flas keq për Julin në mosprezencën e tij sepse ai është aty brenda, të analizoj lojën e Julit apo ta ofendoj atë. Unë kam respekt për të dhe nuk kam pse të flas keq, është një artist. Juli para se të futej në BBV e ka konsideruar si një program që tregon anti-vlera. Tashmë është brenda këtij programi që siç e konsideron ai “që prodhon anti-vlera”.

    Juli dhe Romeo, shpeshherë kanë pasur konflikte të ndryshme brenda shtëpisë së “BBVA 3”, të cilat kanë kaluar edhe në ofendime të shumta. Ndonëse në fillim u dukën sikur po krijonin një aleancë, shpejt ata nisën të grindeshin dhe të thonin për njëri-tjetrin se nuk kanë argumente në debat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit