11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dorëzohet Olta Gixhari: Se përballoj dot, kisha ardhur vetëm për një muaj, s’e di sa do e shtyj

    Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV.

    Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.

    Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar.

    “Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.

    Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja.

    Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit