Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, mësohet se ka fituar statusin e azilantit politik në Itali. Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokati tij mbrojtës Sokol Hazizaj.
Gazetarja Anduena Llabani tha se Llalla është duke përdorur disa dosje të nxehta për të argumentuar azilin në Itali.
Sipas saj, të thotë një ish-funksionar i lartë se është i cenuar politikisht në Shqipëri do fakte të forta.
“Asi nën mëngë i Llallës është që ai nuk ka iku duarbosh, ka marrë dosje, materiale, letër-porosi që provojnë se Llalla ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm për çështje të rëndësishme në Shqipëri.
Një nga këto është çështja e Bankers ku ambasadori Lu i ka shkuar në zyrë që mund të jetë përdorur”, tha gazetarja.