Dr. Ejona Braho ka përfunduar studimet për Mjekësi dhe specializuar në Tiranë dhe në Francë për Mjekësi Transfuzive.
Prej pak kohësh është punësuar në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si mjeke transfuziologe në Departamentin e Seleksionimit dhe Përpunimit të Gjakut.
Dr. Ejona është një prej mjekeve të reja që është bërë pjesë e ekipit të shëndetësisë gjatë vitit 2021, vit në të cilin u punësuan 328 mjekë dhe 1222 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike.