Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në lidhje me raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Ervin Karamuço komentoi edhe deklaratat e SPAK në janar dhe shkurt të këtij viti, ku thuhej se do të arrestoheshin në flagrancë ata të cilët do të përfshihen në shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve të 11 Majit.
Ervin Karamuço u shpreh deklaratat më zë të lartë rrisin pritshmëritë dhe se i besoi Altin Dumanit, por e kundërta ndodhi. Asnjë arrestim në flagrancë, tha Karamuço.
“Duan të krijojnë një llojë PR, por është i tepërt se rriti pritshmëritë. Çfarë na bëri në janar dhe shkurt për zgjedhjet, do t’i arrestojmë në flagrancë tha po ky, drejtuesi i SPAK-ut, dhe unë i besova.
Asnjë arrestim në flagrancë nuk ndodhi. A i kape në flagrancë ti këta? Po s’e kape thesin me lekë aty, është problem pastaj. Ndonjë përgjim mund ta kapësh, por a është realizuar, a ka ndodhur veprimi, a ka fakt penal real.“-tha Karamuço.