12.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Drama vijon! Luizi thumbon Salsano Rrapin

    Salsano Rrapi beri nje batute, e cila u pretendua se i referohej Luizit. Salsano e quajti “mbret”, me shaka ose me ironi dhe sigurisht që Luizi ia ktheu.

    Në një reels në Instagram, ku shfaqeshin momente nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luizi bëri një koment ku u shpreh se kjo është hera e fundit që lejohet të flasë për filmin dhe se kishte një batutë perlë për një “qeros”, por që po e shtyn për një ditë me shi.

    “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi fituesi i “BBVA 2”, referuar Salsano Rrapit.

    Drama vijon! Luizi thumbon Salsano Rrapin

    Komenti i tij vjen një ditë pasi Salsano u shpreh në programin “Ndryshe”: “Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.

    Gjithashtu, në një postim në Instastory (tanimë të fshirë), Salsano kishte publikuar të gjithë kastin e filmit në “Kuadër të dashurisë”, por Luizi nuk është pjesë e fotos. Megjithatë, duhet theksuar se fotoja ka formate të ndryshme nga post në feed dhe në Instastory, ndaj mund të jetë prerë në pjesët anësore për shkak të formatit, në mënyrë të paqëllimshme. Por nuk përjashtohet që të jetë prerë edhe qëllimisht nga aktori i humorit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit