4.5 C
Tirana
E diel, 11 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Drejtoresha e Antitrafikut thyen ‘arrestin shtëpiak’ dhe tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, arrestohet nga policia!

    Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën e ish partnerit.

    Bw shkruan se bëhet fjalë për 43-vjeçaren, Alma Bime.

    Njoftimi i policisë:

    Arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

    Kujtojmë se drejtoresha e Ministrisë së Brendshme u shoqërua në dhjetor nën dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

    Tomori raportohet se ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

    Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.

    Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit