8.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shkarkohet pse foli për Zërin e Amerikës

    Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi, është shkarkuar për një arsye absurde: Pse dha një prononcim të shkurtër për Zërin e Amerikës.

    VOA ka publikuar urdhrin në të cilin thuhet se një intervistë e Ardian Koçi më datë 12 shkurt, pa lejen e eprorit, është bërë shkak për shkarkim.

    Ish-drejtori e quan vendimin të padrejtë, por në një farë mënyre të pritshëm, pasi i kishin bërë presion edhe më parë për ta larguar nga puna.

    “[…] ju keni dhënë një intervistë për shtyp për median Zëri i Amerikës, publikuar në faqen web www.zeriamerikes.com, në datën 12 shkurt 2023, për të cilën Ju nuk keni njoftuar dhe nuk keni marr një miratim nga Eprori…”, thuhet ndër të tjera në vendimin e shkarkimit nga detyra.

    Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shkarkohet pse foli

    Ardian Koçi njihet dhe është vlerësuar për detyrën dhe përkushtimin për zbatimin e saj, gjatë këtyre 10 viteve si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Dje, më 8 Mars 2023, ka qenë dita e fundit e tij në detyrë.

    “Pas gati 10 vjet punë, si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me ndërpriten padrejtësisht marrëdhëniet me punën. Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd”, shkroi ai në lajmërimin e shkarkimit nga detyra.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit