10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Drejtuesi i protestës pastron paratë e vjehrrit, ish- kryetar gjykate në Sarandë

    Tiku, ky tipi që shikoni në anën e majtë të fotografisë ka 7 vjet që u fut në Tiranë pa radhë i katapultuar nga Argita Berisha.

    I mbajtur prej saj si pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës me të vetmen meritë se është dhëndëri i Alltunit.

    Tipi në të djathtë të fotografisë është Alltun Çela, ish kryetari i Gjykatës së Sarandës, juristi 6 mujorsh i Plepave të Sali Berishë, gjykatësi që masakroi drejtësinë në Sarandë dhe jo vetëm, marioneta e familjes Berisha në vjedhjen e tjetërsimin e pronave të bregdetit, faqeziu që e përjashtuan me ceremoni të dyja shkallët e vettingut, krimineli i së drejtës civile që nuk justifikon dot 1.3 milionë euro të cilat dhëndëri i tij i pastron me biznese fiktive supermarketesh në Tiranë dhe restorante në Sarandë.

    Dhëndër bashkëmëkatar që për çudinë e të gjithëve proteston i trishtuar hipokrizisht për rritjen e çmimit të naftës.

    Dje ky artikull u publikua në gazetat dhe portalet e kryeqytetit por pas nje ore u hoq nga interneti duke lënë si gjurmë vetëm titullin…

    Nëse në protestat e tjera rrëmben mikrofonin dhe flet për varfërinë Adriatik Lapaj ndërpritjani fjalën dhe kërkoini llogari për paratë e pista të vjehërrit të tij, kërkoini llogari për krimet dhe viktimat e Alltunit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit