Drini Zeqo rikthehet në ekran në edicionin e tij të preferuar, atë të lajmeve. Drini ka publikuar një foto në Instastory dhe një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije se çdo ditë në orën 19:30 do ta shohim në Klan.
“Si në shtëpi, në Klan, në edicionin kryesor në 19:30 do të shihemi çdo mbrëmje. Projekte të reja janë rrugës. Këtë sezon bëhen 25 vite angazhim me kohë të plotë në televizion. Kush bën përditë televizion, e di sfidën për të mos e humbur asnjëherë ekranin. I gjithe motivi im, në fakt, jeni ju që më ndiqni dhe familja ime. Mirënjohje për të gjithë kolegët e vjetër dhe të rinj”, u shpreh ai në postimin e tij në Instagram.
Drini postoi gjithashtu edhe një foto nga studioja e lajmeve, si dhe disa repost-e nga miqtë e tij, të cilët e mbështetën në çeljen e sezonit të ri.
Drinin e kemi parë prej vitesh në ekran, si dhe në eksperiencën e tij në “BBVA 3”, e cila ndonëse zgjati pak, sërish e bëri atë edhe më të afërt me publikun. Kujtojmë se Drini la shtëpinë për shkak të një lajmi se e motra nuk ndihej mirë dhe tregoi se për të, e para vjen familja dhe sigurisht, shëndeti i motrës.



