Emisioni “Inside Story” në Top Channel ka sjellë një raport investigativ mbi binomin politiko-familjar Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi që ka imponuar balancat politike në 3 dekada pluralizëm.
“Meta dhe Kryemadhi kanë hyrë në PS me krijimin e FRESSH në Janar ’91 u përfshinë me protagonizëm në atë strukturë për të cilën PS kishte nevojë se ishte nën presion për tu transformuar”, u shpreh deputeti i Ps-së, Petro Koçi.
“Një rol të veçantë në afrimin e tyre kishte Musa Ulqini, e ndonjë shok tjetër pasi u dha orientim atëherë të afrojmë të rinjtë, se kontigjenti ish komunistëve ishte i pranishëm, veçanërisht mosha mesatare dhe e vjetër”, tha ish deputeti Spartak Braho.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, u futën nga rrugë të ndryshme në politikë. Me ambiciet që kishin, arritën të imponohen në pozicione drejtuese partiake. Rrugës, u dashuruan, u bashkuan dhe krijuan binomin politik që të gjithë njohim.
Rruga politike e Ilir Metës nisi qysh në lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990. Edhe pse nuk ishte ndër të dalluarit, sa herë bie rasti ai kujdeset ta theksojë angazhimin e orëve të para. Ai doli në pah për ambiciet e forta.
“Ramiz Alia në atë kohë luajti me këta, ai arriti të afrojë në lëvizje edhe studentë që ishin faktikisht bashkëpuntorë të sigurimit. Një nga këta ka qenë Ilir Meta, por Meta u afrua dhe ishte pjesë e PD në atë kohë dhe ishte planifikuar të ishte në PD bashkë me Majkon dhe ata ishin me Berishën edhe kur u bë greva e studentëve”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.
“Di të them vetëm kaq që Meta nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtorë i sigurimit, Për shumë rrethana arsye, pirueta të tjera edhe mund të ekzistojnë”, tha ish deputeti Braho.
Monika Kryemadhi, ishte një gjimnaziste energjike që u dallua mes themeluesve të Forumit Rinor Eurosocialist në vitin 1991. Në Shkurt të vitit 1992 ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH me mbështetjen e fortë të Pandeli Majkos. Por, miqësia mes tyre do të zbehej shpejt. Një yll në ngjitje po afrohej në forumet drejtuese të FRESSH. Ishte deputeti 23-vjeçar i Skraparit Ilir Meta. Shumë nga aktivistët e të majtës të orëve të para, e kanë parë me dyshim rolin e tij qysh në hapat e parë të politikës.
“Tashmë është e qartë që ai ka qenë i lidhur me Berishën qysh në ato vite, dhe lufta e tij brenda në PS, dukej shpesh e sinkronizuar me presionin që ushtronte Berisha mbi PS dhe kryesisht mbi figurën e Nanos”, tha deputeti i Ps-së Petro Koçi.
“Lidhja e Metës me Gazideden është edhe në saj të Monikës, ajo faktikisht kishte lidhje që në fillimet e saj jo se ishin nga një anë dhe kanë të bëjnë diçka nga Dibra, Gazidede ndikoi shumë që të ngrihej në politikë Monika”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.
“Në atë periudhë nuk gjykoj që Ilir Meta ka qenë Kalë Troje”, tha ish-deputeti Braho.
Në vitin 1992, Metës iu hoq imuniteti dhe rrezikonte të burgosej. Gjithçka lidhej me agravimin në episode dhune të një proteste në Poliçan. Ai u vu nën akuzë si organizator i tubimit që rrezikonte destabilizimin e vendit. Jo vetëm që e kaloi vështirësinë, por Meta doli i dalluar si opozitar.
“Ka qenë një moment shumë i rëndësishëm kur u ndalua nga policia pas një greve në Polican, aty me sa duket fillon edhe një lloj historie dyshim dhe pikëpyetjesh mbi integritetin moral të tij në kuptimin e besueshmërisë apo besnikërisë ndaj partisë ku ai po bënte karrierë”, tha deputeti Koçi.
“Me gjithë se dukej sikur ishte kundër Berishës në fakt Berisha e kontrollonte Metën, aty ishte gjithë ajo që me një gur u vranë dy zogj. Meta e bëri punën që e shoi protestën nga mënyra si veproi e shoi. Nga ana tjetër fitoi shumë se Saliu e çoi me idenë të forconte pozitat e tij duke menduar se po persekutohej, po i hiqej imuniteti dhe mund të vinte në burg”, u shpreh avokat Beqiri.
“Çdo gjë duhet bazuar në prova e fakte, ende nuk kanë dalë prova dhe fakte të cilat bëhet fjalë për një deal mes pushtetit të Berishës dhe Metës si një nga drejtuesit e rinj të PS në FRESSH, por të tilla provokime PS ka pasur vazhdimisht”, tha ish-deputeti Braho.
Në vitin 1995, Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që Komisionin Zgjedhor e drejtonte partneri i saj, Ilir Meta.
Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH.Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.
“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.
“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej d.m.th, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.
Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.
“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.
“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri.
“Më duhen 200 mijë patjetër” – Mesazhi i Metës dhe kërcënimi ndaj Kastriot Ismailajt
Gjatë mandatit bashkëqeverisës me Edi Ramën, emri i Ilir Metës u rishfaq në një tjetër histori korruptive ku dyshohej se ishte implikuar, çështja CEZ-DIA. Për këtë aferë, sot vuan dënimin prapa hekurave Kastriot Ismailaj, njohje e afërt e Ilir Metës.
Në 1 shtator të vitit 2010, kompania e drejtuar nga Ismailaj “DIA”, lidh kontratë me çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Në dëshminë e dhënë nga ish-drejtori i bordit të CEZ, Josef Hejsek, Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si njeriun e tij të besuar që duhej t’i jepej kontrata.
“Referuar të gjitha investigimeve të mia, por edhe dëshmisë së ish drejtuesit të CEZ Jozef Hesek, Ilir Meta ka qenë pikërisht njeriu që e ka propozuar Kastriot Ismailin, njeriun e qeverisë shqiptare, të afërt, konfident me të dhe me ish KM Berisha, në qarqet ekonomike dhe politike të vendit, dhe njeriun e duhur për tu marrë me mbledhjen e debive të vjetra të trashëguara që nga koha kur nuk ishte ndarë akoma KESH nga OSSH dhe KESH dhe që kapnin shumën 460 milionë dollarëve”- tha juristi Romeo Karaj.
Gjykata e Tiranës në vitin 2017 dënoi Kastriot Ismailajn me 11 vite burg për skemë mashtruese. Në vendim urdhërohej që shumat financiare prej afro 5 milionë euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen. Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, para se të dilte në opozitë përzuri çekët e CEZ dhe çështja shkoi në Arbitrazh. Atje, u arrit një marrëveshje me qeverinë e re të Edi Ramës që pagoi një faturë prej 95 milionë euro. Fatura ishte lëvizje për të shmangur një humbje disa qindra milionë euro siç u argumentua në atë kohë. Gjatë procesit të Arbitrazhit në Vjenë dilnin në dritë dëshmi që implikonin Ilir Metën, dëshmi që rrodhën në mediat austriake.
“Kjo duket qartë në dëshminë e Jozef Hesekut, dhënë avokatëve tanë në procesin e Arbitrazhit të Vienës, dhe në pikën 8 të tij ai e thotë që ish-ambasadori Tepshi i cili ishte një njeri i afërt gjithashtu me Metën, një person i cili është marrë gjatë me procesin e privatizimit, që në kohën që ka qenë ambassador, dhe me procese të tjera ekonomike, dhe të investimit të CEZ në Shqipëri, e ka prezantuar dhe më përpara dhe personalisht Ismailin si njeriun e afërt të Ilir Metës dhe Berishës”, u shpreh juristi i OSHEE, Romeo Karaj.
Një video e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava, e publikuar në vitin 2017, por që ishte xhiruar në vitin 2016 nga gazetari Fatos Mahmutaj, fliste për përfshirjen e rangjeve të larta të politikës. Ajo përmend me emër Ilir Metën.
Avokatët e të dy palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje, pranë Gjykatë së Arbitrazhit dhe patjetër që kjo duhej ndaluar pasi përfshiheshin emra të pushtetshëm. Mund të përmend Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta si të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtëquajtur afera e CEZ duhej të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij si Ministër i Jashtëm dhe Ekonomisë.
“Është një video që provon kryekëput lidhjen e Ismailajt me Metën, si mik shtëpie, biznesi, presionet që Meta i ka bërë Ismailajt që tu kërkojë para çekëve në lidhje me vendimin e ERE nr 97/ 7 dhjetor 2010, ku u ul çmimi i shitjes së energjisë nga 2, 03 lekë në 1,4 lekë për këh, duke i sjellë një dëm sipas përllogaritjes sime, me rezerva, min 30 mln euro në vit. Meta ka kërkuar min 10 mln euro për këtë ndërhyrje që ai ka bërë në dëm të shtetit”- u shpreh juristi OSHEE, Romeo Karaj.
Vojsava Ismailaj u largua nga Shqipëria aso kohe. Ajo ka shprehur frikë dhe pasiguri ndaj u largua nga vendi. Bashkëshorti i saj Kastriot Ismailaj është sot në burg duke vuajtur dënimin.
“Në dijeninë time dhe ai ka qenë në presion, e kam thënë si me të qeshur, por unë jam i sigurtë që nga frika e helmimit ai është ushqyer për shumë kohë vetëm me vezë të ziera”, tha juristi Romeo Karaj.
Çështja CEZ-DIA tronditi fort edhe njëherë Ilir Metën, njëjtë si video-përgjimi me Dritan Priftin. Të dhënat që dilnin në publik aso kohe nga procesi në Vjenë ftohën marrëdhëniet mes tij dhe Edi Ramës. Meta nisi të humbasë qetësinë duke bërë kërcënime, që fshinin dyshimet se aleati po e fuste në kurth për çështjen korruptive CEZ-DIA. Në fakt, pas një takimi mes tyre, akujt u shkrinë. Duket se kryeministri i provoi se nuk kishte asnjë dijeni për ato që publikoheshin.
Miku i Vis Martinit që i shpëtoi 2 atentateve, dosja e heroinës bashkë me shoferin e fraksionit “Meta-Kryemadhi”
Në vitin 2002, Ilir Meta u largua nga drejtimi i qeverisë. Në atë periudhë, një aksion i rastësishëm policor shkaktoi një skandal që goditi imazhin e Metës dhe Kryemadhit. Në 7 Shkurt të vitit 2002, në Kukës kapen me 20 kilogram heroinë shtetasit Shkëlqim Konçi dhe Ylli Brahimi. Konçi, ishte shofer i Adi Shamkut, drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, një prej njerëzve më të afërt me Metën dhe Kryemadhin.
Ata udhëtonin drejt Kosovës me një fuoristradë me targa policie 0667, ku fshihnin sasinë e heroinës. Çështja vuri para akuzave politike Shamkun, njeriun e Metës dhe Kryemadhit. Ai i konsideroi akuzat sulm politik nga fraksionet brenda PS.
“Goditje nga klane të errëta brenda PS-së që kërkojnë të ndikojnë te prokuroria. Në PS është një klan i errët i Stalinist i cili mundohet të fabrikojë cudira nga më të ndryshmet”, u shpreh ish drejtori Shamku.
Me këtë qëndrim, ish- sekretari i Përgjithshëm i FRESSH, ka përdorur të njëjtën retorikë kur Ilir Meta synonte të eklipsonte Nanon dhe njerëzit e tij. Ofensiva me kundërakuza pas ngjarjes, synonte të sfumonte zërat që flisnin për lidhjen e ngushtë të Shamkut me fraksionin e binomit Meta-Kryemadhi.
“Të tilla akuza bëhen, por ka nga këta që kanë punuar pranë këtyre udhëheqësve dhe kanë abuzuar edhe vetë”, tha ish- deputeti Braho.
“FRESSH i asaj kohe ka qenë gjithmonë si një fraksion real, de fakto por jo de juro brenda PS. Dhe brenda këtij fraksioni Zonja Kryemadhi Po sigurisht bashkë me Metën ishte si shefe personeli, dhe sidomos kur Meta u bë Kryeministër, emërimet ishin kryesisht nga kjo strukturë, në pozicione ku administroheshin interesa financiare të mëdha”, u shpreh deputeti PS-së, PetroKoçi.
Pas arrestimit të shoferit, Adi Shamku u akuzua zyrtarisht për falsifikim dokumentesh. Ai kishte zhdukur nga borderoja shoferin duke pretenduar se nuk ishte punonjës i tij. Shamku, kishte mashtruar edhe në një intervistë që kishte dhënë aso kohe.
“Ai moment që është arrestuar nuk ka qenë shofer në këtë ndërmarrje… Kishte pak ditë që ishte pushuar nga puna”, u shpreh ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve Adi Shamku.
Me vendimin numër 796, datë 11 nëntor 2002, Adi Shamku u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vite burg, që u konvertuan në 120 orë punë publike. Në atë histori, me mjaft interes është në ditët e sotme emri i dytë e përfshirë, shtetasi Ylli Brahimi. Në atë kohë, emri i tij nuk thoshte asgjë dhe ai që përmendej ishte shoferi Konçi.
Sot, ai përbën një prej emrave më të përfolur të botës së krimit që rëndom në media përmendej si biznesmen. Ylli Brahimi i ka shpëtuar të paktën dy atentateve. Brahimi njihej si mik i afërt i Ervis Martinajt, bosit të botës së krimit që është shpallur i zhdukur gushtin e vitit 2022.
Në dokumentarin e Inside Story për Martinajn, zbulohen edhe atentatet ndaj Ylli Brahimit. 20 vite më parë, Brahimi u arrestua me shoferin e drejtorit të rëndësishëm, rreth i afërt me dyshen politike Meta-Kryemadhi, ndërkohë dy dekada më vonë, rishfaqet si mik i mbretit të kumarit.
“Truprojat vdekje të mistershme”, avokati: Ja 3 adresat dhe njerëzit që e shesin floririn e vjedhur të Krrabës
Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori. Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Sot, ky i fundit i ka harruar ato akuza. Inventari u bë në 7 Prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momentet kur mendohej se ishte bërë grabitja. Këtu, është hija më e fortë e dyshimit.
“Ai me ça ka thënë vet e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në Prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi Kryeministë”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.
Avokati Idajet Beqiri, njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK për këtë cështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona që sipas tij kanë transportuar arkat me flori. Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj.
“Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës,. në Pragë Ceki, 3 dyqanë, i kam dhënë emër mbiemër kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha avokat Idajet Beqiri.
Ajo çështje, mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK.
“Biznesi i vizave”, dëshmitë: Si u forcuan pozitat e dyshes “Meta-Kryemadhi” në hapat e parë.
Në vitin 1995 MonikaKryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që komisionin zgjedhor e drejtonte partneri i saj Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.
“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.
“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej dmth, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.
Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.
“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.
“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri.