12.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dua Lipa “e çmendur” pas Shqipërisë, por kryqëzohet nga fansat për foton duke ndezur cigaren

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur për të tretin vit radhazi jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

    Gjatë kësaj jave, këngëtarja e njohur ka ndarë shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga pushimet në Ksamil, e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë saj.

    Prej ditësh ajo ka ndarë pushimet tipike shqiptare, duke kënduar hite në gjuhën shqipe dhe duke ngrënë ushqime tradicionale.

    Edhe ditën e sotme Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maksimum në bregdetin e jugut.

    Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësi” dhe pas kësaj mund të themi se qetësia për Duan është Ksamili dhe Shqipëria.

    Ajo që vihet re në fotot e publikuara nga Dua Lipa janë komentet te njëra prej tyre, ku ylli i muzikës shfaqet duke ndezur një cigare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit