18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dua Lipa hidhet në gjyq nga paparaci (për të dytën herë)

    Dua Lipa ka përfunduar sërish në një proces gjyqësor, pasi ka publikuar një foto të shkrepur nga fotografi Robert Barbera, pa dijeninë e tij.

    Ky i fundit ka marrë masa, duke ngritur një padi, në të cilën theksohet se artistja ka zgjedhur, kopjuar dhe publikuar fotografinë e mbrojtur nga e drejta e autorit.

    Nëse jeni kuriozë të dini se për cilën foto bëhet fjalë, është kjo:

    Dua Lipa hidhet në gjyq nga paparaci (për të dytën

    Megjithëse, duhet thënë, këngëtarja e hitit “Levitating” nuk e ka për herë të parë, pasi është paditur edhe më parë nga “Integral Images”, të cilët u shprehën se Dua përfitoi nga publikimi i fotos së shkrepur prej tyre, pasi në fund të fundit, Instagrami i saj është një mjet marketingu për karrierën e saj, ndaj kërkuan plot 150,000 dollarë dëmshpërblim, si dhe një urdhër ligjor që e ndalonte këngëtaren të kryente të tilla shkelje në të ardhmen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit