0.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dua Lipa i kopjoi këngën, Soni Malaj tregon pse nuk e ndoqi penalisht

    Kohë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u akuzua në rrjet se ka kopjuar vijën melodike të këngës së Soni Malaj “Fuoristrada”.

    Muzika e kësaj të fundit dhe “Dance The Night” e cila u publikua për herë të parë në vitin 2023 janë pothuajse identike.

    Së fundmi Soni Malaj gjatë një interviste ka folur edhe rreth kësaj çështje.

    E pyetur nga moderatori së sa lekë e ka paguar këngëtarja, Soni tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”, duke treguar se nuk ka marrë asgjë si  shpërblim.

    Ngjashmëria mes dy këngëve nuk u komentua vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, ku një influencer i huaj krahasoi dy këngët e artisteve shqiptare në faqen e tij të TikTok.

    Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës, pasi edhe vitin e kaluar artistja u akuzua se ka kopjuar gjithë vijën melodike të këngës të hitit të saj “Levitating”, për të cilën nuk ka dhënë asnjë shpërblim autorit të saj të vërtetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit