13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dua Lipa në një romancë të re, këtë radhë me një koleg?

    Dua Lipa raportohet se ka nisur një romancë të re. Këngëtarja me origjinë shqiptare është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar të titulluar, “Dua Lipa”.

    Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Por duket se pasi u takuan, kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm.

    Sipas një burimi për Pagesix “ai ishte shumë i interesuar për të”. Thuhet se ai fluturoi në New York City për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten. Po ashtu, burimet pohojnë se çifti u pa duke mbërritur në një restorant në Distriktin Meatpacking.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit