14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dua Lipa shpjegon se pse këngët nuk frymëzohen nga jeta e saj personale

    Dua Lipa, e ftuar në një intervistë për gazetarin Anderson Cooper, u ka kthyer përgjigje kritikëve që mendojnë se hitet e saj nuk kanë një qasje personale, për të përcjellë kësisoj më shumë detaje rreth dashurisë, ndjenjave apo jetës së saj në tërësi.

    “Është diçka që natyrshëm kam zgjedhur ta kem të tillë. Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve,” shton artistja.

    Për këngëtaren, kjo është një qasje e gabuar sepse sipas saj, muzika duhet të shkojë te njerëzit në mënyrë origjinale dhe jo me një qëllim të caktuar.

    “Për mua, ka qenë gjithmonë e rëndësishme të bëj muzikë që njerëzit e duan dhe jo sepse dua të marrë klikime në kurriz të dikujt tjetër. Jo, unë nuk e bëj këtë!”

    Dhe nuk ka shumë dyshime për faktin që muzika e saj është një prej gjërave më të rëndësishme që njerëzit duan tek ajo. Albumi i saj i tretë, “Radical Optimism” kryesoi renditjen e top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe arriti kulmin me vendin e dytë në tabelën e albumeve “Billboard 200”.

    Kujtojmë që Dua po përgatitet për një turne botëror në 43 vende që i ka bërë tashmë publike nga Europa deri në Australi dhe Zelandën e Re.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit