Kompania e makinave “Porsche” dhe Dua Lipa janë gati për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet e tyre sociale Instagram, ku Dua Lipa shihet pas timonit të Porsche-eve klasike dhe moderne, si legjenda ‘911’ dhe ‘Taycan futuristik’ tërësisht elektrik.
Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.
Pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.




