Ditë e re për ne, por për Arjan Konomin, inat i vjetër.
I ftuar në “Më lër të flas”, Arjan Konomi u shpreh qartazi se do që Neda Balluku të largohet nga “Përputhen”, sepse sipas tij, i zë kohën. Ai u vendos përballë Olsa Muhametit në makinën e së vërtetës dhe pa kurrfarë hezitimi tha:”Do të doja që (Neda) të ikte”.
Romeo i tha se kishte dëgjuar që vazhdimisht Arjani hedh kunja për Nedën. “Do të doje që të ikte?”, e pyeti moderatori.
“Do të doja që të ikte, s’e kuptoj pse më zë kohën mua, kushdo që të ishte”, u përgjigj Arjani, sepse mesa duket, koha është e prona e tij.
Dukshëm, Arjani nuk e ka problemin me Nedën, por me ndarjen e kohës televizive dhe me faktin që nuk është i vetmi opinionist i “Përputhen”.
Jo pak përplasje kanë ndodhur mes tyre në emision. Edhe Neda e ka prekur pjesën e debatit, duke thënë: “Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët, por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë.
Në televizion ju e dini shumë mirë që duhet ta mbash batutën, duhet ta marrësh me humor, sepse është pjesë e televizionit. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie që mund të jetë duke u krijuar dhe pastaj ndodhi kjo ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është”.