18.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Dubai” shqiptar, si do të transformohet Durrësi

    Nga Mikeljana Prenja

    Jemi mësuar që sapo hapim rrjetet tona sociale, të shohim postime të shumta të të rinjve, madje edhe më të vjetërve, nga kullat e larta të Dubait. Fotot merren nga kënde të ndryshme të kullave gjigande duke dhënë luksin e madh dhe pushimet e paharruara. Kështu shkruajnë të gjithë. Pushime si ato në Dubai. Një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndoshta edhe për shkak të ekonomisë, nuk e kanë këtë luks. Nuk e marrin dot avionin me linjë direkte apo edhe me tranzit për të parë vendin e mrekullive.

    Por ja që shanci po vjen. Nuk është e largët dita kur nuk duhet të udhëtojmë shumë, veç, 30 kilometra nga Tirana, apo 260 kilometra nga Prishtina, apo 329 kilometra nga Shkupi, apo 6 orë udhëtim me makinë nga Beogradi për të parë Dubain e Shqipërisë, projekti më i ri që ka marrë energjinë dhe investimin maksimal të qeverisë shqiptare, për tu realizuar sa më shpejt, dhe me një cilësi akoma dhe më moderne sesa janë zhvilluar kryeqendra të tjera.

    Mbi dy miliardë euro do të investohen në Portën hyrëse të Ballkanit nga Mohamed Alabbar, duke hapur rrugën e qindra mijëra investimeve të tjera jo veç në Shqipëri, por edhe në rajon. Projekti i fundit “Durrës Yachts & Marina” pritet të sjellë hapjen e 12 mijë vendeve të reja, ndërkohë që porti kryesor i vendit do të kthehet në një port luksi Jahtesh e pasagjerësh. Volumi i mallrave tregtare, përpunimi i anijeve dhe gjithçka tjetër do të zhvendoset në Porto Romano, duke hapur rrugën për zgjerim të hartës së investimeve dhe në atë zonë. Por cilat janë përfitimet e tjera, veç atyre financiare? Çfarë do të ndryshojë në qytetin e Durrësit pas këtyre investimeve madhore dhe pse është investuar direkt e personalisht edhe kryeministri Edi Rama…

    Përtej skepticizmit në disa raste, kundërsh[1]tive në raste të tjera, të gjithë bien dakord se investimi madhor që do të kryhet në Durrës, do ta kthejë këtë zonjë të bukur të bregdetit shqiptar në një portë hyrëse turistike të jashtëzakonshme për Ballkanin. Nuk do të shërbejë vetëm për turizmin, por për zhvillimin e gjithë zonës. Do të ikë nga qyteti ndotja e madhe e krijuar për shkak të portit të mallrave dhe shërbimeve që do të zhvendoset në Porto Romano, dhe durrsakët, dhe gjithë pushuesit që do ta zgjedhin si destinacion turistik, do të kenë mundësi të ndjejnë aromën e detit, vërshëllimin e fortë të dallgëve, e ajrin e pastër shoqëruar me komoditet, mikpritje… shkurt: pushime si në ëndrra.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit