13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Duhanpirja dhe palestra – Si të ulni ndikimin e cigares tek aktiviteti fizik

    Personat që shkojnë në palestër apo merren me sporte të ndryshme, ndjekin një regjim ushqimor strikt. Shpesh mund t’i shihni që konsumojnë produkte me proteinë si vezë, arrorë apo mish. Madje ata janë edhe të kujdesshëm për të patur gjumë cilësor. Por ka një faktor që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur: pirja e cigares. Disa persona arrijnë ta lënë tymosjen e cigares, por ka të tjerë që zgjedhin që ta vazhdojnë përdorimin e duhanit. Edhe pse duket e çuditshme, të pish duhan dhe të stërvitesh, por mjekët i këshillojnë të gjithë duhanpirësit që të merren me aktivitet fizik pasi përfitimet janë të shumta. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla që mund t’i ndiqni për të patur rezultate në reduktimin e dëmit.

    Sa minuta aktivitet ju duhet?

    Personat që pijnë cigare duhet të stërviten për 30 minuta çdo ditë. Kështu arrijnë të nxjerrin përmes djersës të gjitha toksinat e përthithura nga tymi i cigares. Nga ana tjetër përmes aktivitetit fizik duhanpirësit ruajnë dendësinë e mushkërive, e cila cenohet nga substancat si monoksidi i karbonit apo katrani.

    Cilat ushqime të konsumoni para se të stërviteni

    Provoni perime dhe fruta të pasura në fibra si lulelakra, brokoli, lakra, mollët, frutat e pyllit. Ndërkohë edhe panxhari, spinaqi dhe mjadanozi janë perfekte për të pastruar mëlçinë nga toksinat të cilat përthithen në trup nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të tymit të cigares.

    Jepini një shans alternativave pa tym

    Këto alternativa janë formuluar në sajë të teknologjisë dhe kërkimeve shkencore, me në mendje reduktimin e dëmit që tymi i cigares shkakton. Ndërsa lidhur me aktivitetin fizik, studime që kanë parë diferencën mes personave që tymosnin cigare dhe atyre që përdornin alternativat pa tym, u vu re se grupi i dytë nuk kishte ndikim tek koha e reagimit të muskujve ndaj ushtrimeve të thjeshta dhe komplekse.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit