9.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim”, Baton Haxhiu i habitur nga deklarata e Ramës në Shtëpinë e Bardhë: Mua as në mendje nuk më ka shkuar që do e bënte

    Analisti Baton Haxhiu thotë se është habitur nga deklarata që kryeministri Edi Rama ka bërë në takimin e parë të Bordit të Paqes, kur kërkoi nga presidenti Donald Trump të ndërhynte dhe të ndalonte paturpërsinë që po ndodh në Hagë.

    I ftuar në emisionin “Opinion”, ai tha se Edi Rama dëshmoi se politika nuk kërkon vetëm guxim, por bo*e. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon to*a ose bo*e. Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim. Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz.

    Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu.

    Kryeministri Edi Rama në takimin inaugurues në Bordin e Paqes në Uashington, kërkoi publikisht nga Presidenti Donald Trump dhe shtetet e pranishme, disa prej të cilave e kanë votuar ngritjen e Gjykatës Speciale, që padrejtësia ndaj liderëve të UÇK-së të ndalet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit