14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Duke nisur nga frika nga paratë e deri tek ajo ndaj numrave: Një listë me 21 fobitë më të çuditshme

    Fobia është një frikë irracionale ndaj një objekti, gjallese, apo situate të caktuar. Ndërkohë që frika është një përgjigje instinktive ndaj një rreziku që na kanoset, fobia lidhet me diçka që jo domosdoshmërisht mund të na lëndojë. Fobitë variojnë nga më të zakonshmet (frika nga lartësia, apo thellësia) e deri te më të rrallat (fobia nga dushi, ngjyra e verdhë, apo pasqyrat). Pikërisht, në këtë artikull do të të tregojmë plot 21 fobi shumë të rralla.

    Arachibutyrophobia – Frika se gjalpi i kikirikut mund të të ngecë në qiellzë.

    Nomophobia – Fobia e mospasjes së telefonit.

    Arithmophobia – Fobia ndaj numrave.

    Plutophobia – Fobia nga paratë

    Xanthophobia – Frika nga ngjyra e verdhë.

    Ablutophobia – Frika nga dushi apo procesi i larjes.

    Octophobia – Fobia ndaj numrit 8.

    Optophobia – Frika ndaj hapjes së syve.

    Globophobia – Frika ndaj tullumbaceve.

    Hippopotomonstrosesquippedaliophobia – Ironikisht, është frika ndaj fjalëve të gjata.

    Ephebiphobia – Frika ndaj adoleshentëve dhe të rinjve.

    Omphalophobia – Frika nga kërthiza.

    Linonophobia – Frika nga lidhëset.

    Pogonophobia – Frika nga qimet e mjekrës.

    Chaetophobia – Frika nga flokët.

    Vestiphobia – Fobia nga rrobat.

    Ergophobia – Frika nga puna.

    Decidophobia – Frika nga marrja e një vendimi.

    Eisoptrophobia – Frika ndaj pasqyrave.

    Deipnophobia – Frika nga konsumimi i darkës me të tjerët.

    Phobophobia – Sërish ironikisht, personat që kanë “Phobophobia”, kanë fobi vetë fobitë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit