Disa ndjekës të aktores Nicole Kidman kanë reaguar ashpër ndaj postimit të saj të fundit në rrjetet sociale, një foto duke buzëqeshur në krah të regjisores Lulu Wang në xhirimet e serialit të ri të Amazon “Expats”.
Sipas NYPost, ata thanë se fytyra e yllit hollivudian dukej ndryshe, e fryrë, e shtrënguar dhe pa rrudha. Ata mendojnë se 54 vjecarja, fituese e cmimit Oskar, mund të ketë bërë sërish operacione plastike në fytyrë.
Çfarë ke bërë me fytyrën tënde?!?!?!!!? Ti po fillon të bëhesh si një përbindësh, është e trishtueshme sepse ishe e bukur”, shkroi një fans në postim.
“Ti nuk dukesh si Nicole,” komentoi një tjetër.
“Diçka nuk shkon me fytyrën tënde,”shkroi dikush tjetër.