9.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Duket se Françeska Murati konfirmon ndarjen dhe s’i kursen kunjat për ish-burrin

    Instagrami i Françeska Muratit ka qenë i mbushur me dedikime këto kohë dhe duket se i kushtohen vetëm një personi: ish-partnerit.

    Jeta e Françeskës po shkon më së miri dhe ajo po sigurohet që të mos ngelet njeri pa e marrë vesh (aq më tepër ish-burri).

    Gjatë një ask-u në Instagram një prej ndjekësve i vuri në dukje se një ndryshim kishte ndodhur në pamjen e saj, një tjetër shkëlqim, madje e pyeti se çfarë kishte ndryshuar në jetën e saj

    “Dashuria dhe vlerësimi i merituar të bëjnë të shkëlqesh,” iu përgjigj Françeska.

    Duket se Françeska Murati konfirmon ndarjen dhe s'i kursen kunjat

    Pak më vonë publikoi një postim ku shfaqte një buqetë të madhe me lule.

    “Kur një derë mbyllet, një tjetër më e mirë hapet. Sot ndihem shumë e bekuar, sepse universi më ka sjellë gjithçka që kam dashur. Ju uroj të gjithëve një fillim muaji të bukur,” shkruante Françeska.

    Duket se Françeska Murati konfirmon ndarjen dhe s'i kursen kunjat

    E po shkëlqimi, lulet, Shën Valentini në prag, të gjitha këto mendojmë se janë shenja të mjaftueshme për të kuptuar se ndoshta arsyeja e gjithë kësaj lumturie është një romancë e re.

    Por, mos harrojmë ish-partnerin. Pak ditë më parë ajo publikoi një video në TikTok ku nuk e kurseu një kunjë ndaj tij.

    “Nuk hakmerrem, sepse ai nuk do të gjejë më mirë se unë,” shkruhej mbi video.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit