9.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dy adoleshentët heronj të Pogradecit: Shpëtuan 31 vjeçarin që po tentonte të hidhej nga kati i 6-të i pallatit

    Ernest Dautllari dhe Erik Oshafi janë dy adoleshentët nga Pogradeci, të cilët janë kthyer sot në heronj të qytetit të tyre të vogël. Ata kanë shpëtuar një 31 vjeçar që po tentonte të hidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte me familje.

    Dy adoleshentët kanë treguar se po shkonin në xhami për t’u falur kur ka ndodhur ngjarja dhe rrugës kanë parë 31 vjeçarin teksa tentonte të hidhej nga dritarja. Nëna e tij e moshuar po përpiqej ta pengonte dhe ndërkohë kërkonte ndihmë.

    Ernesti dhe Eriku nuk e kanë menduar dy herë dhe janë ngjitur me shpejtësi nëpër shkallë. Ata kanë arritur në një moment vendimtar, kur personi që po tentonte të hidhej sapo i kishte shpëtuar nënës dhe ishte gati të vetëflijohej.

    “Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa brenda. Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej”, ka rrëfyer një prej tyre.

    Më poshtë, rrëfimi i plotë i dy adoleshentëve heronj të Pogradecit:

    Në atë moment para se të shkonim tek vendi ku ndodhi vendngjarja ishim ne xhami për t’u falur pasi jemi besimtar. Pasi mbaruam ritualin u nisëm për të shkuar në shtëpinë time dhe duke ikur rrugës pamë që disa gra dhe fëmijë po bërtisnin. Ngritëm kokën lart dhe pamë një djalosh që po tentonte t’i jepte jetës fund.

    Ishte në pallat në katin e 6-të, tek motori i kondicionerit. Në momentet e para po i flisnim duke i thënë ‘nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri’. Rreth 4 minuta më vonë vijnë 2 policë, të cilët i kishin njoftuar njerëzit që ishin mbledhur në vendngjarje.

    Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira, që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte, atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duarbosh. U ngjit prapë polici, prapë duarbosh erdhi.

    Aty e kuptuam dhe morëm guximin të ngjiteshim vetë lart, frikë apo jo na u dhimbs shumë ai person se e njihnim edhe më parë. U nisa vete njëherë pastaj edhe shoku erdhi me mua, pas meje erdhi dhe një polic.

    Kur pashë që dera ishte si e mbyllur tentova ta shtyja, por jo më pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me brryl me fytyrë dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa brenda. Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej. Personi thoshte që jam merzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte në vetëdije, mendoj se kishte konsumuar alkool.

    Në momentin që sa e futa brenda m’u thanë krahët, pasi nuk më kishte ndodhur një ngjarje e tillë, pastaj kur pashë që u rrethova nga policët, ambulanca, zjarrfikësja u qetësova. Po kur unë e shpëtova, vetëm 2 policë ishin, forcat e tjera erdhën më vonë.

    Brenda në banesë isha unë dhe ëma, po ajo ishte e vjetër dhe mezi po rezistonte ta mbante. Këtë vepër e kemi bërë vetëm për hir të Zotit dhe them që kush shpëton një jetë të një njeriu, është njësoj sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Kemi pritur sa kanë ikur policët, ambulanca më pas ikëm.

    Nuk thamë gjë, as e dinim që ishte bërë e madhe, vetëm kur hymë në rrjete sociale që pamë që aktin tonë e kishin shpërndarë. Ndihemi shumë të lumtur që kemi shpëtuar një jetë njeriu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit