Çiljeta Xhilaga, një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, feston sot ditëlindjen. Por kjo datë ka një domethënie edhe më të veçantë për të, pasi në të njëjtën ditë ka lindur edhe djali i saj, Fernando.
Këngëtarja mbush sot 41 vjeç, ndërsa Fernando feston 13-vjetorin e lindjes. E njohur për hitet e saj të shumta, Çiljeta prej kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit, megjithatë ajo është shfaqur herë pas here në rolin e sipërmarrëses, si edhe në pjesëmarrjen e saj të fundit në reality show “Ferma VIP”, ku fitoi simpatinë e publikut.
Në një postim emocionues në Instagram, këngëtarja i ka kushtuar një dedikim të ëmbël të birit, duke treguar se sot feston plot tre gëzime: ditëlindjen e saj, ditën kur u bë nënë dhe ditëlindjen e Fernandos. Ajo ka ndarë gjithashtu me ndjekësit një këngë të veçantë, dhuratë nga nëna e saj për këtë ditë kaq të rëndësishme.
“Kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrnim sot për ditëlindjen tonë nga njeriu ynë më i shtrenjtë, @linda_xhilaga ❤️ një këngë dhe tekst i dedikuar vetëm për ne. Faleminderit mami më e mirë në botë.
Edhe 100, biri im @fernando.xhilaga ❤️
Unë sot festoj tre herë: ditën që linda, ditën që u bëra nënë dhe ditëlindjen e Nandos. Zoti më ka bekuar pa fund ????????????????
@kojaklodi, do ta vjedh këtë këngë, do ta këndoj vetë se e ke çarëëë ????”



