16.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dy lajmërimet e Ramës: Do bëhemi si Zvicra dhe Austria. S’do ketë më policë në rrugë, gjobat do iu vinë direkt në telefon

    Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi investimet në infrastrukturë, duke thënë ndër të tjera se “Shqipëria ka ambicien për t’u bërë kampione e turizmit në Ballkan”.

    Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të ketë dy autostrada që do ta lidhin vendin tonë me rrjetin e autostradave të Bashkimit Evropian.

    Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria edhe pse një vend i vogël i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë Zvicra dhe Austria e Ballkanit në aspektin e turizmit.

    “Do kemi dy autostrada që lidhin Shqipërinë me rrjetin e autostradave të BE. Korridorin blu, kur ne e lancuam talleshin me ne, ca do bëjnë këta, do lundrojnë në tokë, muhabetet e tyre, dhe korridorin e tetë që do jetë komplet tjetër nga ca ishte.

    Po të shohim sot Shqipërinë turistike, ne kemi një shfrytëzim intensiv të një fashe shumë të ngushtë, që është fasha që i përket detit dhe pikave të rralla në territor. Ndërkohë pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës në funksion të ekonomisë, nuk është kjo, por është kjo që është brenda, mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë. Pse? Sepse aty në një fazë tjetër Shqipëria do mund të çlirojë kapacitete të një turizmi që sjell konsumatorë të një niveli të lartë.

    Ajo që e bën unike Shqipërinë në raport me vendet e tjera është që të dyja këto i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka dy dete, ka 9 lumenj, ka vargmale të tëra që janë shumë afër detit, pa llogaritur liqenet. Ndër ato rrugët e brendshme është rruga e Lurës që është drejt përfundimit.

    E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme në këtë fazë por në një fazë të dytë do të jetë themeli i asaj që Shqipëria do të ndërtojë në gjithë pjesën tjetër, ku do të jetë realisht, një Zvicër dhe Austri e Ballkanit. Kur them Zvicra dhe Austria e Ballkanit sa i përket turizmit të kuptohemi”, tha Rama.

    Rama flet për gjobat

    Kryeministri Edi Rama, teksa foli për projektet e reja, premtoi skemë të re të kontrolleve për respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.

    Sipas tij, nuk do të ketë më policë në çdo rrugë për të kontrolluar shoferët, por kjo do të bëhet përmes teknologjisë:

    Jo të rrinë policët atje dhe të thonë ndalo pak, sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm të jenë të menjëhershme (gjobat), por të të vijë në telefon bashkë me gëzimin që ke në faqe për tejkalimin e shpejtësisë. 

    Bashkë më një mesazh kujdes deri në shtëpi, mos e përsërit më se të vjen gjoba prapë. Do të ndikojë në uljen e aksidenteve sepse do t’u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina”.

    Po ashtu, vijoi Rama, do të ketë një sistem për identifikimin e personave problematik.

    “Jo vetëm të atyre në kërkim, por edhe në raport me mossigurimin e makinës, se e pasiguruar nuk do dalë dot në rrugë makinë”’, tha kryeministri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit