12.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, lidhjet e errëta brenda shërbimit

    Një sherr i pazakontë ka ndodhur brenda godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

    Burime bëjnë me dije se dy protagonistët e sherrit janë E.L dhe Y.Ll, të dy inspektorë aktualisht në sektorin e Narkotikëve brenda këtij institucioni.

    Më herët E.L., ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Narkotikëve por më pas është larguar.

    Dyshohet se shkaku i sherrit lidhet me transferimet në këtë drejtori që janë kthyer në një histori më vete, me të cilën “Vox” do t’ju njohë ditët në vijim.

    Të njëjtat burime i thanë redaksisë se në Elbasan po përpiqen të kalojnë edhe ish-zyrtarë të tjerë të SHISH, duke ngritur habinë përse ky qark është kaq i preferuar.

    Disa javë më parë në SHISH Elbasan, u transferuar një tjetër inspektor tek Narkotika, i cili njihet për miqësinë e tij me agjentin J.R., që punon aktualisht te SHISH Elbasan, në sektorin e narkotikëve.

    Vëllai i këtij të fundit është i skeduar në Selanik për trafik droge, ndërsa kunati i është arrestuar me shtëpi bari në Holandë.

    Burime brenda SHISH, theksojnë se problemi më i madh lidhet me kulturën e brendshme të SHISH dhe mënyrën si bëhen emërimet e transferimet.

    Elbasani shihet si një qark strategjik për trafikun e drogës dhe rrjetet kriminale që e përdorin këtë zonë si nyje kalimi.

    Përplasjet, lidhjet familjare me persona të skeduar për krim dhe mungesa e transparencës në përzgjedhjen e oficerëve rrezikojnë të dëmtojnë misionin e shërbimit sekret.

    Vox News

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit