14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dy standarde: Si e masakruan mediat shqiptare kinezin Chen dhe “harruan” biznesmenin- trafikant!

    Rreth 2 javë më parë mediat shqiptare online u bombarduan nga një shkrim që ishte “kopsitur” nga e njëjta dorë, i cili ngrinte alarmin për një skandal të madh në gjykatat shqiptare.                Shtetasi kinez, Liang Bin Chen i arrestuar në fillim të muajit korrik në Rinas, për llogari të Interpol Kina, ishte rivlerësuar me vendim, “arrest shtëpie”.

    Lajmi i bujshëm zuri çdo hapësirë të mundshme mediatike duke ngritur shqetësimin e degradimit dhe klientelizmit të togave të zeza.

    Referoheshin “burime konfidenciale” të Interpolit, indicie për shkelje të gjyqtarit që dha masën lehtësuese. Gjithashtu në këto “investigime”, flitej për falsifikim të një diagnoze mjekësore etj.

    Por pala e “kinezit kriminel” apo vetë gjykata, as që kishte marrë mundimi që të pyeteshin për variantin dhe të vërtetën e tyre.Po në të njëjtën kohë në Gjykatën e Lartë Shqiptare, ndodhi edhe një proces (seancë gjyqësore) skandaloze dhe e paprecedentë, për të cilën mediat “e pavarura dhe me integritet” që masakruan kinezin, Liang Bin Chen dhe gjyqtarin që e la me arrest shtëpie, nuk shkruan asnjë rresht.

    Trafikanti biznesmen i pllakave, Nikolin Janina, që kërkohet për ekstradim me këmbëngulje nga Spanja, e cila e ka dënuar si kokën e një organizate, u la edhe ky në “arrest shtëpie”.

    Nuk e dimë sa i drejtë apo i padrejtë ishte vendimi për kinezin Chen, i cili kërkohet për ekstradim nga një shtet si Kina që i kopsit me urdhër partie akuzat dhe dënimet dhe jo si BE siç është Spanja.

    Ajo që dimë është fuqia e biznesmenit- trafikant, Nikolin Janina, jo vetëm mbi gjyqësorin por, edhe mbi median e cila “harron” të shkruaj për këtë skandal.

    Por cila është historia e kinezit Chen, se ajo biznesmenit që ju sekuestruan 4 milion euro pasuri, por i janë lënë në punë bizneset dhe resortet në ndërtim që figurojnë me emra të tjerë, dihet. Mjafton të lexoni në google, se çfarë shkruajnë mediat spanjolle, për bosin e heroinës të dënuar aty, por që nuk po munden dot ta ekstradojnë.

    Kurse historia e Chen i cili akuzohet në shtetin komunist të Kinës për mashtrim në shumën 140 milion dollarë nëpërmjet internetit, është kjo: Shtetasi kinez Liang Bin Chen është arrestuar në Rinas në datën 11.07.2022 dhe menjëherë pas kësaj, gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin, për shkak se ky shtetas ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekin, për mashtrim.

    Pas kësaj nga e tij është bërë kërkesë, për zevendësimin e masës së sigurisë, pasi ky arrestim në bazë të kodit të procedurés penale është një arrestim i përkohshëm dhe revokohet, nëse në makimum të 40 ditëve, nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim së bashku me dokumentacionin përkatës që duhet të jenë në kopje origjinale.

    Kërkesa dhe dokumentacioni faktikisht kanë ardhur, pasi ka kaluar ky afat 40 ditor dhe masa duhet të revokohej sipas nenit 494 pika 6 dhe personi duhet të ishte i lirë.

    Por jo vetëm për këtë, por edhe se ky shtetas që në vitin 2020 është diagnostikuar me tumorr në kokë, i cili sipas kontrolleve të mëvonshme është bërë më agresiv dhe ka shkaktuar edhe epilepsi. Nga ana e gjykatës, nuk është marë parasysh afati i skaduar, por vetëm shkaku i sëmundjes së tij, në vendimin për dhënien e masës së “arrestit në shtëpi” me mbikeqyrje policore, kur ai duhet te ishte i lire.

    Ky shtetas ka udhëtuar nga Londra për në Tiranë ku edhe u arrestua nga policia si i kërkuar nga Interpol Pekin.

    Por si shpjegohet që në një vend si Anglia, Liang Bin Chen, nuk është ndaluar nga Interpol Londra?! Arsyeja nuk është se janë më pak të aftë se policia shqiptare, por sepse Bashkimi Europian ka nxjerr një raport në vitin 2021 i mbështetur nga parlamenti europian me një rezolutë në qeshor 2022, të cilat i ndalojnë shtetet eurpoiane, që të bejnë ekstardime në drejtim të Kinës dhe Hong Kongut.

    Gjithashtu, Liang Bin Chen, ka bërë kërkesë për azil politik në Shqipëri, për shkak të persekutimit që atij dhe familjes së tij i janë bërë në Kinë.

    Kjo se ai është martuar me një shtatase malajzeze, e cila është e besimit myslyman dhe për këtë shkak, ka lënë shtetësinë kineze në vitin 2018, pas genocidit që ndodhi në qytetin Xinjiang. Pas kësaj Liang Bin Chen u pajis me shtetësi kamboxhiane. Pavarësisht këtyre, nga ana e autoriteve shqipatare nuk është bërë asnjë veprim për kërkesën për azil politik të ketij shtetasi, duke shkelur rëndë të drejtat e njeriut, pasi i rezikohet jeta në një shtet si Kina nëse ekstradohet. Kjo sipas organizatave ndërkombëtare edhe raportit të fundit të Departamentit të Shtetit për Kinën, por edhe për shkakt të sëmundjes akute të tij.

    Ndërkohë shohim nje standard tjetër, po me çështje ekstradimi të një biznesmeni të fuqishëm edhe pranë pushtetit. Është dënuar për trafik ndërkombatar droge nga një shtet i BE siç është Spanja, por i vendoset masa “siguri arrest shtepie” pa asnjë problem dhe me shumë gjasa nuk do të ekstradohet drejt drejtësisë spanjolle.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit