9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dy të martuarit, 100 vjeç, ndërrojnë jetë në të njëjtën kohë: Sa e zakonshme është kjo?

    Një çift në Hamilton, Kanada, të cilët festuan 79-vjetorin e martesës dhe 100-vjetorin e tyre në fillim të këtij viti, humbën jetën vetëm disa orë larg njëri-tjetrit javën e kaluar.

    Frances dhe William Malicote, të dy 100-vjeçarë, ndërruan jetë vetëm me 20 orë diferencë.

    Hubert ndërroi jetë më 30 nëntor në orën 21:15, ndërsa June vdiq në orën 17:40, 1 dhjetor. Ata u njohën në shtator 1941 dhe u martuan në vitin 1943.

    Një ngjarje e tillë, në fakt, nuk është hera e parë që ndodh. Ne tërhiqemi nga këto histori melankolike, por që na ngrohin zemrën, ndoshta sepse ato na bëjnë të besojmë se dashuria me të vërtetë zgjat përgjithmonë, madje edhe përtej vdekjes. Dhe ky është një mendim i bukur.

    Por a ka vërtet diçka, apo është thjesht rastësi? Varet. Mund të jetë edhe rastësi, patjetër, por jo gjithmonë – ekziston ajo që njihet si sindroma e zemrës së thyer, që besohet se ndodh kur dikush humbet një partner ose bashkëshort.

    Vdekja e bashkëshortit/es njihet si një nga gjërat më stresuese që mund t’i ndodhë një personi. Por, përveç ankthit dhe pikëllimit (që në vetvete janë shumë gjendje të rënda dhe nuk duhen lënë pas dore), shumë harrojnë se stresi ka edhe simptoma fizike. Stresi mund të shkaktojë shumë sëmundje fizike dhe nëse është i papritur dhe serioz, atëherë sëmundjet mund të prekin edhe zemrën.

    Por, edhe pa dëmtimin e drejtpërdrejtë të zemrës, pasojat fizike dhe emocionale të humbjes së dikujt mund të kenë një dëm serioz në trup. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për historitë që dëgjojmë, të cilat pa ndryshim kanë të bëjnë me njerëz që kanë qenë së bashku për disa dekada.

    Trupi i moshuar është shumë më i brishtë dhe i rraskapitur se një trup i ri, kështu që tronditja e humbjes së një partneri, me të cilin/ën ke kaluar dekada me radhë, mund të jetë e tepërt për t’u përballuar.

    Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse nuk dëgjoni që kjo të ndodhë me çiftet më të reja kur njëri partner ndërron jetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit