12.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dyfishohet numri i të rinjve LGBT në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar

    Përqindja e të rinjve nga mosha 16-24 vjeç që identifikohen si homoseksual ose biseksual në Angli është dyfishuar gjatë 4 viteve të fundit.

    Sipas studimit më të fundit nga Zyra e Statistikave Britanike, 1 në 12 të rinj anglezë tashmë identifikohen si gej, lezbike ose biseksualë.

    Në vitin 2016, kjo shifër ishte 4.1% ndërsa në vitin 2020, ajo u dyfishua duke kapur 8%.

    Në kontrast, përqindja e të rinjve që u identifikuan si heteroseksual pësoi një rënie nga 95.3% në vitin 2014-ët në 93.6% në vitin 2020.

    3.4% ishte përqindja e atyre që refuzuan të përgjigjen.

    Londra ka numrin më të madh të të rinjve LGBT ndërsa Anglia lindore më të ulëtin.

    SHBA

    Ndërkohë një studim i ngjashëm u krye në SHBA sipas raportit të Washington Post, që tregoi se edhe në SHBA shifra e të rinjve nga mosha 18-23 vjeç që identifikohen si LGBT u dyfishua duke arritur në 7.1% të popullsisë.

    1 në 6 të rinj amerikanë nga kjo grup moshë u identifikuan si LGBT në vitin 2021.

    Ky numër u dyfishua nga 10.5% në vitin 2017 në 20.8% në vitin 2021.

    Grup-moshat nga 26-41 vjeç që u identifikuan si LGBT pësuan një rritje nga 5.8% në vitin 2012 në 10.5% në vitin 2021.

    Ndërsa përqindja e grup-moshave mbi 40 vjeç ka mbetur e pandryshuar.

    Një tjetër gjetje e këtij studimi ishte se shumica e të rinjve LGBT në SHBA identifikoheshin si biseksual.

    Më shumë se gjysma e adultëve LGBT (54.6%) u identifikuan si biseksual.

    1 / 4 ose 24.5% u identifikua si gej, 11.7% si lezbike dhe 11.3% si transgjinor.

    Ky studim u bazua në mbi 15,000 intervista të kryera gjatë vitit 2020 me të rinj amerikanë mbi 18 vjeç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit