15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “E adhuron Romeon si mashkull” – Juli ngacmon Rozën, ja si reagon ajo

    Pas debateve e tensioneve për pretagonizëm, në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ kanë filluar edhe ngacmimet dhe bisedat e para miqësore.

    E tillë është ajo mes Julit, Ilnisës dhe Rozës. Teksa po qëndronin në ambientet e shtëpisë, Juli fillon të ngacmojë moderatoren për një pëlqim ndaj Romeos. Aktori aludon se Roza ka tërheqje ndaj tij, por kjo e fundit thotë se ajo e njeh atë jashtë shtëpisë dhe ka mohuar të ketë pëlqim për të.

    Ndërsa nuk kanë munguar as batutat kur në një moment Roza i drejtohet Julit duke thënë se këtej e tutje do ta thërras atë bol.

    Juli: Ti e adhuron Romeon si mashkull.

    Roza: Në ç’kuptim, në kuptim flirti e ke fjalën?

    Juli: E adhuron pra si mashkull.

    Roza: Jo mo shpirt. Unë Romin e njoh edhe jashtë Bigut dhe edhe Romi më njeh dhe se shohim njeri-tjetrin…

    Juli: Po ti ç’ke që qesh?

    Ilnisa: Mua më vjen për të qeshur me mënyrën se si ti po përpiqesh të interferosh te truri i saj.

    Roza: Po përpiqet shpirt.

    Juli: Jo mor, unë e shoh por mund të kem edhe disa argumente. Më vjen keq…

    Roza: Po mirë mo, pse nuk e thua edhe për këtë ti?

    Juli: Po jo mo Meritonin e ke xhan, e ke shok…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit