Pak ditë më parë, Endri Prifti denoncoi ish-bashkëshorten se i grabiti një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Këngëtari dhe ish e shoqja, Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010.
7 vjet më vonë, ata ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë dhe në 2019-tën, gjykata vendos që apartamenti, në proces përpjesëtimi, të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa cëshrtjë të zgjidhej ligjërisht.
Endri Prifti e denoncoi ngjarjen në emisionin investigativ “Stop”, ku tha se kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj. Por Kolevica reagon dhe thotë se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës.
“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim.
Apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët.
Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtsisht e pavërtetë.
Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme.
Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe Endri Prifti nuk ka asnje te ardhur”, ka deklaruar ajo.