Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, një prej çifteve më të komentuar dhe të pëlqyer të “Big Brother VIP Albania 4”, kanë folur së fundmi për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.
Një prej polemikave më të diskutuara që ka shoqëruar qëndrimin e tyre në “BBV”, ka qenë deklarata e ish-banores, Loredana Brati. Kjo e fundit, gjatë qëndrimin në shtëpi kishte pohuar se Tiri kishte flirtuar me të në një club nate, madje në prani të Krisës.
Teksa gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”, deklaratat e pasqaruara mirë shkaktuan reagime mes tyre dhe jo vetëm, tani që janë jashtë duket se çdo gjë është sheshuar. Madje, dyshja kanë zbuluar se jashtë shtëpisë, Loredana iu ka kërkuar falje atyre.
Megjithatë, Krisa e ka komentuar edhe më gjatë, teksa shtoi se deklarata e sajuar e Loredanës, kishte për qëllim të dëmtonte imazhin e Tirit pasi e paraqiti si një person që flirton me çdo femër që i del përpara.
“Unë e njoh karakterin e Tirit, ai vet ka pasur një përshtypje më të fortë për Loredanën, e ka pasur pak më shumë inat si unë. Nuk e di çfarë mund të ndodh mbrapa. Jam njeri që fal nuk e kam problem, unë jam e hapur”, u shpreh ajo.
Por, tashmë nuk ka më keqkuptime, dhe çifti duket më i lumtur se kurrë.