Fituesja e “Big Brother VIP”, Egla Ceno ka reaguar në rrjetet sociale pas akuzave të ngritura së fundmi nga Liam Mondiaro.
Liami deklaroi se gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme, Egla kishte një telefon dhe fliste me familjarët e saj.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai.
Por Egla nuk vonoi me përgjigjen, përmes një InstaStory, ajo iu kundërpërgjigj me ironi:
“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”
